Kremtohen Krishtlindjet, por nga sa ditë pushim ka në çdo shtet për këtë festë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2019, 07:58

Ditët e pushimit janë një moment i rëndësishëm për të gjithë familjet që të mblidhen bashkë apo edhe për individë të caktuar që të pushojnë nga ditët e gjata dhe stresuese të punës. Ndaj dhe festat e fundvitit shihen si mundësi të mira që të përfitohet për të pasur ditë të tilla.

Mirëpo, jo të gjithë shtetet kanë festa të njëjta, aq më pak ditë pushimi zyrtare të njëjta. Meqenëse jemi në festën e Krishtlindjeve, e cila celebrohet nga të gjithë ndjekësit e fesë së krishterë dhe ortodokse edhe në Shqipëri, le të zbulojmë se sa ditë pushimi ka në secilin shtet të Europës.

Shqipëri, festë zyrtare është vetëm data 25. Megjithatë ka disa kompani, kryesisht të huaja, që e kanë mbyllur zyrën këtë javë dhe rifillojnë punë me datë 6 janar, po shumë pak ama!

Por, edhe për administratën publike, ndonëse është vetëm 1 ditë pushim për Krishtlindje, ata duket se do të kompensohen për Vitin e Ri. Ditën e djeshme, qeveria caktoi ditë pushim dhe 3 janarin për administratën publike, duke bërë që puna për ta të fillojë në 6 janar, pas një jave pushime. Shtete të cilat kanë shtuar bujarinë në dhënien e ditëve të pushimit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të cilit shtet, janë:

Italia. Në shumë zona të shtetit tonë fqinj ditët e pushimit zyrtar përfshijnë tre të tilla. Kjo daton nga shumë vite më parë dhe është bërë traditë tashmë në këtë shtet.

Finlanda: Edhe ky shtet ka tre ditë pushimi zyrtare me rastin e Krishtlindjeve.

-shtete të tjera ‘bujare’ janë edhe Estonia, Letonia. Më pas ndjekin pjesa më e madhe e Europës e cila ka dy ditë zyrtare pushimi që pasojnë datën 24.

-Më “dorështrënguarit” renditen shtete si: Ballkani (Edhe Shqipëria), Franca, Spanja me vetëm 1 ditë pushimi.

-Në vende me popullsi shumë të lartë të fesë muslimane si Gadishulli i Arabisë Saudite dhe Afrika Veriore, kjo festë nuk është ditë pushimi zyrtare.

Në botë, vendi me numrin më të madh të ditëve zyrtare të pushimit (në total në vit) është India me 21 ditë e ndjekur nga Kolumbia dhe Filipinet me 18. Kina dhe Hong – Kongu kanë 17 ditë zyrtare pushimi, ndërsa Tajlanda, Turqia dhe Pakistani gëzojnë nga 16 ditë. Japonia, Argjentina dhe Suedia llogarisin 15 ditë pushimi zyrtare në vit, shkruan Monitor.

Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të clodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë. Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.

Risultato immagini per festeggiando natale"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit