Mesha e Krishtlindjes, Papa Françesku: Zoti e do edhe më të keqin, jo për interes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2019, 07:41

Në Meshën tradicionale kremtuar në Bazilikën e Vatikanit Natën e Krishtlindjes, Papa Françesku kujton se dashuria e Zotit nuk është e negociueshme. Njerëzimi, vazhdon, nuk është më vetëm sepse Zoti u bë njeri.

Pra, Mesha e Natës së Krishtlindjes kremtohet gjithnjë në një atmosferë të veçantë, në pritje të agimit, simbol i lindjes së Foshnjës Hyjnore, që sjell dritë mbi gjithë botën. Papa Françesku e kremtoi Meshën e natës së Krishtlindjes, duke nisur nga ora 21.30 e 24 dhjetorit e, duke vënë në dukje, si lajtmotiv të homelisë, pikërisht këtë fakt, kalimin nga errësira në dritë...

Natale, la Santa Messa nella Basilica Vaticana

E duke e kthyer në temë kryesore të homelisë, Papa përvijoi kuptimin e Krishtlindjes.

Ai tha:

Sonte e kuptojmë se, megjithëse nuk e meritonim, Ai [Zoti] u bë i vogël për ne... Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon ta dojë çdo njeri, madje edhe më të keqin… Dashuria e tij nuk ka kushte, nuk varet nga ti. Mund të kesh ide të gabuara, mund të kesh bërë lloj-lloj gjërash, por Zoti nuk heq dorë nga dashuria për ty... Edhe në mëkate, vazhdon të na dojë. Dashuria e tij nuk ndryshon…; është besnike, e durueshme. Kjo është dhurata e Krishtlindjes: zbulojmë me habi se Zoti jep gjithçka falas, me gjithë butësinë e mundshme. Lavdia e tij nuk na verbon, prania e tij nuk na frikëson. Lindi krejt i varfër, për të na e fituar zemrën me pasurinë e dashurisë së tij”.

Natale, la Santa Messa nella Basilica Vaticana

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit