Edmond Budina, është aktor dhe njëkohësisht edhe regjisor, që pas 23 vitesh jete pune në Itali kthehet në Tiranë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar në protestën më jetëgjatë të 30 vjeçarit.
Për oranews ai është shprehur se për Teatrin ka ardhur sepse aty ka lindur dhe aty është rritur.
Kauza është e mjaftueshme thotë regjisori, që ai të merrte vendimin për kthim. Budina ka thënë se ky është një shembull që shqiptarët mund të protestojnë jo duke u larguar, por duke u kthyer në vendin e tyre
Ai deklaroi:
Nuk jam larguar asnjëherë nga Shqipëria pavarësisht se kam qenë atje. Për Teatrin kam ardhur se aty kam lindur në njëfarë kuptimi, aty jam rritur. Është normale që të vi dhe luftoj. Nuk është e lehtë, e thjeshtë të marrësh një vendim të tillë. Por bindja që ne duhet të japim një shpresë. Shembja e Teatrit Kombëtar është një humbje e shpresës. Ja vlen. Mua më pëlqen shumë marrëzia shqiptare. Kjo më bën të vi shpesh. Më mirë ndihem këtu se në Itali, në këtë pisllëk, të tërë të ligat e këtij vendi më pëlqejnë, edhe intrigat, se janë mënyrë frymëzimi. Shqiptarët mund të kthehen dhe të protestojnë. Të njëjtën gjë ka bërë Avni Delvina, Genc Sejko. Është një mënyrë artistike për tu kthyer për të protestuar në këtë vend. Rrënja e Tetarit Kombëtar është rrënja e demokracisë përfundimisht. Me dhëmbë, me thonj do ta mbajmë atë ndërtesë. Është çështja e shkatërrimit të demokracisë, vendosjes së diktaturës."