Është një nga aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën në fushën e komunikimit, por së fundmi ëhatsapp ka ardhur me një lajm të keq.
Më së shumti për ata që kanë smartphone që operojnë me sistemin Windows.
Për momentin, aplikacioni është i përdorshëm në disa lloje smartphone-sh që operojnë me Windows, por pas 31 Dhjetorit nuk do të jetë më i disponueshëm.
Whatsapp deklaroi:
Por jo vetëm kaq. WhatsApp do të ndalojë së punuari edhe për disa smartphone që punojnë me Android dhe iPhones.
Që nga 1 Shkurti, personat që përdorin version 2.3.7 Android nuk do jenë në gjendje të krijojnë llogari të reja apo të riverifikojnë llogaritë ekzistuese. Ndërkohë edhe iPhone do të pushojë së punuari në versionet iOS 8 dhe ato më të vjetër.