‘Shtëpinë e goditi edhe tërmeti i ’79-ës, por nuk e dëmtoi’, Zëri i Amerikës pasqyron situatën në Bubq

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.12.2019, 21:50

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një shkrim ditën e sotme Bubqit të Krujës, si një ndër më të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në shkrim tregohet historia e Sude dhe Sherif Ajazit, të cilëve banesa i është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit.

Ata shprehen se shtëpinë e tyre e goditi edhe tërmeti i 1979-ës, por nuk e dëmtoi kaq shumë sa sot.

Shkrimi i Zërit të Amerikës:

Midis fshatrave të shumta, që goditi tërmeti i 26 nëntorit, Bubqi i Krujës është një nga më shumë të dëmtuarit. Për fat të mirë, nuk pati viktima në njerëz, por dëmet materiale janë të jashtëzakonshme. Banorët tronditen sa herë që e kujtojnë tërmetin e asaj nate.

Sude dhe Sherif Ajazi kujtojnë si dolën atë natë nga shtëpia, duke nxjerrë së pari nipat dhe fëmijët.

“Këtë shtëpi e goditi edhe tërmeti i 1979-ës, por nuk e dëmtoi kaq shumë sa sot” – Sherifi, ndërsa futet tek tenda prapa shtëpisë.

Kryqi i Kuq Shqiptar është një nga shoqatat humanitare që ka ndihmuar më shumë në këtë krahinë dhe në gjithë zonat e prekura nga tërmeti. Brenda një muaji janë shpërndarë rreth 1 mijë e 300 pako ushqimore mujore, afro 6 mijë batanije, afro 1 mijë e 500 kite higjienike mujore, dhe 21 mijë kg miell.

Kjo është e disahata herë që kamionat e Kryqit të Kuq Shqiptar erdhën në Bubq; fillimisht për të sjellë çadra dhe shtroje, e më pas ushqime për një muaj herë pas here.

“Sot po ndajmë ndihma të USAID-it në këtë fshat, ku kemi edhe më parë, me pako ushqimore mujore, batanije, veshje e shtretër. Jemi shpesh të pranishëm këtu për t’u treguar banorëve se nuk janë vetëm” – tha Luljeta Hidi, vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Në zonën e Bubqit afro 270 shtëpi janë dëmtuar ndjeshëm, një pjesë më pak dhe shumë banesa kanë në oborr nga një çadër, ndërsa tërmeti erdhi bashkë me dimrin.

Qysh nga dita e parë e tërmetit dhe deri sot Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar me 350 vullnetarë të vet në Durrës, Tiranë, Krujë, Laç, Lezhë dhe Shijak mbi 6 mijë persona ushqime, veshje dimri, ujë dhe shtroje nëpër qytete dhe 16 fshatra, nëpër spitale dhe qendra emergjence dhe kudo ku ishin, dhe 2 mijë të tjerëve iu dha mbështetje psiko-sociale.

Ndërsa objektivi afatgjatë është që të ndihmohen 4 mijë familje një pjesë me ushqime për një vit dhe dhe në vazhdim me të holla, që të blejnë vet sipas nevojave të tyre”, thotë Artur Katuçi, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Shqipëria u godit mëngjesin e 26 nëntorit nga një tërmet i fortë, në bregdetin perëndimor, që la pas 51 të vdekur dhe mijëra dëme në objekte me miliona euro, por ende nuk ka një raport të plotë të këtyre dëmeve pas dy javësh dhe mbetet në pritje të një konference ndërkombëtare donatorësh gjatë janarit të ardhshëm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit