Denoncimi/ Bashkia ka përfunduar procedurat për prishjen e Teatrit, do ngrihen 5 kulla

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.12.2019, 21:28

Anëtari i Këshillit të bashkisë së Tiranës, Fabian Topollaj, dencon se bashkia ka përfunduar të gjitha procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ai shprehet se ky territor do të zihet nga 5 kulla shumëkatëshe.

Sipas tij, në kushtet qe Veliaj kontrollon 60 nga 61 këshilltarë bashkiake, nuk e ka më sot pengesën e shumicës së cilësuar prej 3/5 në këshillin bashkiak që do mund ta bllokonte këtë aferë.

Prej shumë kohësh artistët protestojnë ditë pas dite kundër prishjes së Teatrit. Gjithashtu shumë aktivistë të shoqërisë civile janë kundër këtij rojekti, sipas tyre korruptiv.

Topallaj denoncon:

Vendi tronditet nga termetet, ndersa Veliaj vazhdon abuzimet. Nderkohe qe Shqiperia eshte ende ne emergjence per shkak te termetit, Kryebashkiaku i Tiranes nuk ka ndejtur duarkryq. Gjate diskutimit te buxhetit te Tiranes per 2020 ne komisionet e keshillit bashkiak, nje nenpuneseje te bashkise i shpetoi dhe informoi keshilltaret qe ne zbatim te ligjit te Kuvendit per prishjen e Teatrit Kombetar, Bashkia ka perfunduar te gjitha procedurat per prishjen e Tij dhe ndertimin ne ate territor te 5 kullave shumekateshe. Sgurisht qe ska pasur asnje surprize per “proceduren konkuruese” ne kete rast, qe sic dihej qe ne fillim eshte fituar nga firma Fusha, kompania e afert e kryebashkiakut qe pervec te tjerave paguan edhe kostot e hotelerise se zyrtareve te bashkise ne udhetimet jashte vendit. Ne kushtet qe Veliaj kontrollon 60 nga 61 keshilltare bashkiake, per shkak te mungeses ne zgjedhje te pjeses me te madhe te partive opozitare, Veliaj nuk e ka me sot pengesen e shumices se cilesuar prej 3/5 ne keshillin bashkiak qe do mund ta bllokonte kete afere. Ky eshte nje shembull tjeter shume i mire qe deshmon aftesite e vecanta te kryebashkiakut Veliaj ne operacionet korruptive dhe mungesen absolute te transparences per ceshtjet me ndjeshmeri te larte publike, sic eshte edhe rasti i Godines se Teatrit Kombetar."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit