Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare Prrenjas-Librazhd, konkretisht në Qukës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ku në aksident janë përfshirë tri automjete.
'Balkan Web' bën me dije se një prej automjeteve ishte me targa greke, ku brenda saj kishte 5 persona, 4 prej tyre ishin pjesë e një familjeje emigrantësh.
Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur çifti i bashkëshortëve të këtij automjeti të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Librazhdit.
Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur.
Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.