Pedagogu humb shikimin pas tërmetit: Më ndihmoni, po humbas karrierën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.12.2019, 20:25

Një histori ndryshe vjen nga pasojat e tërmetit katastrofik të 26 Nëntorit.

Pedagogu i Politeknikut Klement Qerimi, ka treguar për oranews historinë e tij të dhimbshme, që u shkaktua ditën e lëkundjes së fortë të tokës.

Qerimi tregon se pas tërmetit të nëntorit, humbi jo vetëm banesën ku jetonte prej 30 vitesh, por edhe shikimin. Retina e syrit të djathtë iu dëmtua teksa po zhvendoste në errësirë orenditë nga godina 15 në Qytet Studenti.

Në Shqipëri mjekët e kanë të pamundur t`i rikthejnë shikimin e plotë. Shpresë ka gjetur në një spital në Izrael. Ai kërkon ndihmën e institucioneve shqiptare, pasi e ka të pamundur financiarisht të përballojë ndërhyrjen.

Ai shprehet:

U godita nga një mobilie në retinën e syrit të djathtë. Këtë e kam syrin tim aktiv, se syrin e majtë e kam me probleme që nga lindja.Nuk e di sa do të kushtojë sepse do të bëhet një vizitë, analizë nga klinika të specializuara dhe atje do të përcaktohet. Kërkoj nga shteti shqiptar të më trajtojë për shërimin e dritës së syve, ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre."

Klement Qerimi thotë se problemi me shikimin i krijon vështirësi jo vetëm në përmbushjen e detyrës së tij si pedagog, por edhe për kujdesin e fëmijëve të mitur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit