‘Të gatshëm të mbyllin qepenat’/ Bizneset shqiptare në ditë të vështira

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2019, 19:43

Në ditë të vështira janë edhe bizneset shqiptare. Sipas ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabakut janë gati të ulin qepenat, pasi nuk mundet t’ia dalin më.

Tabaku ka vizituar sot bizneset në një prej zonave periferike të qytetit të Tiranës.

Ajo shprehet se sipërmarrësit e vegjël e dinë më mirë se kushdo situatën ekonomike në vend dhe se ata sa herë u tregon justifikimet e qeverisë të përgjigjen me fletoret e borxheve apo biznese që nuk shesin prej fillimit të muajit.

Në përfundim të postimit të saj, ajo shkruan se qeveria gabon kur mendon se mund të gënjejë bizneset me gjoja vëzhgime pas tërmeti.

Postimi i plotë:

Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante. Bizneset janë tanimë të gatshëm të mbyllin qepenat, askush në qeveri nuk iu përgjigjet shqetësimeve të tyre. Sipërmarrësit e vegjël e dinë më mirë se kushdo situatën ekonomike në vend, ata sa herë u tregon justifikimet e qeverisë të përgjigjen me fletoret e borxheve apo biznese që nuk shesin prej fillimit të muajit. Të tjerë tregojnë taksat e larta, ankohen për 1200 euro në vit taksë shtesë që do rrisë çmimet. Çdo biznes ka nevojë të shpëtojë nga tërmeti 7 vjeçar me emrin rilindje socialiste. Qeveria gabon kur mendon se mund të gënjejë bizneset me gjoja “vëzhgime pas tërmeti. Pasi ajo është shkaktarja e tërmetit ekonomik dhe si çdo fajtor duhet të largohet me turpin e një ekonomie të rrënuar dhe propagande të zvjerdhur.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit