Në periudhën e festave, dyqanet e lodrave për fëmijë i gjen plot. Por mesa duket paska disa lodra të cilat janë jo të shëndetshsme për fëmijët.
Ditën e sotme Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut ka sekuestruar mbi 10 mijë lodra për fëmijë, të cilat mësohet se kanë qenë të rrezikshme për shëndetin.
Lodrat e sekuestruara janë të llojit ‘slime’, një material tipik plasteline që përdoret edhe si antistres.
Sipas Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregjeve ky produkt ka dalë problematik dhe nuk përmban logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.
Gjithashtu inspektoriati bën thirrje për të gjithë prindërit që të kenë kujdes me lodrat që blejnë për fëmijët e tyre dhe të shikojnë mirë vulat që përmbajnë ato.