Kompozitori i njohur kritikon festivalin: U cënuan rëndë interesat kombëtare të muzikës shqiptare

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.12.2019, 18:57

Kompozitori i njohur shqiptar, Edmond Zhulali, ka folur duke analizuar me detaje organizmin e Festivalit të 58-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili pati jo pak kritika nga shumë figura të njohura të muzikës. Gjithashtu Zhulali nuk ka kursyer kritikat kundrejt dy drejtorëve, drejtorit të festivalit dhe atij artistik.

I ftuar në “News24”, kompozitori theksoi se ky festival ka cënuar rëndë kolonën e tij duke shtuar se organizatorët kanë lejuar kundër rregullores të marrin pjesë në festival kompozitorë të huaj.

Një iniciativë në kundërshtim me parimet thelbësore të identitetit të këngës shqiptare.

Ai më tej flet edhe për këngën fituese, por edhe për debatin që ka lindur mes dy këngëtarevee, Elvana Gjatës dhe fitueses së Festivalit, Arilena Ara. Kompozitori gjithashtu thotë se qëndrimi dhe kritikat e tij publike nuk janë kundër festivalit, por janë kundër “dhunimit të identitetit të këgës dhe muzikës shqiptare”.

INTERVISTA E PLOTË

Ju e keni shprehur irritimin tuaj më herët, madje që në ditën e parë të festivalit, dhe elementi kryesor janë prania e kompozitorëve të huaj në festival, pse ka ndodhur kjo?

Unë kam shprehur një shqetësim të madh, personal natyrisht. Kjo ka qenë kolona bazë e festivalit, ku këngëtarët dhe kompozitorët të jenë shqiptarë. TVSH mbahet nga taksat e shqiptarëve, dhe i gjithë kjo duhet t’i kthehet qytetarëve. Kompozitori është ai që i jep frymën ose pamjen një këngë shqiptare dhe jo shqiptare. Gjithmonë synohet që këto këngë të jenë shqiptare. Duke cenuar këtë, cenon edhe integritetin e këngës shqiptare. Vazhdimisht në rregullat e festivalit kanë qenë që autorët duhet të jenë me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Nëse ti cenon kolonën themelore të festivalit, kjo është shumë e rëndë. Ky është një vendim i drejtorit të festivalit. Është një vendim i drejtorit artistik Vera Grabocka. Festivali është institucion dhe ka një rregullore.

Ky rregull është thyer për këtë vit, kur ka pasur një rregullore të shkruar që nuk lejohej të marrin pjesë të huajt?

Ky rregull ka qenë gjithmonë prezent, që në festivalin e parë dhe asnjëherë nuk është marrë një iniciativë që të diskutohet ky rregull kaq strikt. Në festivalin e Sanremos, nuk lejohet asnjë konkurrent nëse nuk kanë nënshtetësi italiane. Kriteret u mbajtën të fshehta, ndërsa unë nuk e kam ditur se një kompozitor mund të marrë pjesë me dy këngë. Drejtori i festivalit dhe drejtori artistik janë përgjegjës. Vera Grabocka nuk mund të ishte drejtore artistike. Ajo mendoj se nuk e ka përgatitjen e duhur. Ky është një festival muzikor, që edhe elementët e tjerë janë shtesë dhe nuk është film. Ne mendojmë se janë shkelur rëndë interesat kombëtare dhe muzikës shqiptare. Ky është problem i rëndë.

Pse mos të kishte edhe një juri tërësisht shqiptare?

Vetëm tre u tha se do të jenë të huaj, por jo që shumica e jurisë të jetë e huaj. Nuk ka peshore në art, sepse çdo njeri e percepton këngën sipas shijeve dhe formimit muzikor. Kjo juri e përbërë nga pesë anëtarë, kishte vetëm një kompozitor të huaj dhe ai ishte grek. Shqipëria ka shumë ekspertë.Spektakli është shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon që këngët të shfaqen në mënyrë sa më të mirë. Skenografia ishte e mirë. Festivali përpiqet që të arrijë nivele më të larta. Problemi është tek kënga. Në festival kishte shumë shije që është në kundërshtim me rregullin.

Dua t’ju pyes për dy këngët, vendin e parë dhe të dytë. Si i vlerësuat ju këto dy këngët dhe pse juria e huaj e vlerësoi maksimalisht Elvana Gjatën?

Gabimin në funksionimin e jurisë, ishte që, juria nuk votoi direkt në sallë, sepse duke votuar direkt në sallë dhe nuk ka kohë të manipulohet. Të dyja këngët janë shumë më të mira. Të dyja këngëtaret janë shumë të mirë, kanë performancë shumë të mirë. Nëse juria do të funksiononte direk në sallë, nuk do kishte vend për asnjë keqkuptim. Kishte këngë të realizuar, dhe këngëtarë shumë të mirë. Prandaj vihen personalitete për vlerësimet. Mendoj që kjo e ka krijuar debatin mes dy këngëtareve. Mendimi im është ky, që kënga që shkon të ketë vlera të vërteta artistike. Kanë fituar edhe këngët e qeta dhe baladat. Vlera e interpretuesit, sepse është ai që e përfaqëson. RTSH, dy festivalet para këtij ka zhdukur emrin e orkestruesit dhe kjo nuk është e drejtë, unë e kam kundërshtuar. Jam vetë dëshmitar. Orkestrusit janë një ndër aktorët që njihet nga ligji i të drejtës së autorit. Qëllimi im nuk është që të denigrojë festivalin, kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bëjë me festivalin. Ka edhe pak politikë brenda. Ne jemi një komb që ende nuk jemi formuar dhe nuk mund të bëjmë tolerime në këtë pjesë.

A i ka kënga fituese, përtej irritimi tuaj, i ka potencialet për të na përfaqësuar denjësisht në Eurovision

Arilena është këngëtare shumë e mirë dhe kam shumë besim, por jam shumë zemërthyer.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit