Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj u shkarkua nga puna vetëm pak ditë më parë.
Gjithashtu, ai reagoi duke theksuar se shkarkimi i tij duhet të ketë ardhur si pasojë e 'turbullimit' që mund t'i ketë shkaktuar dikujt puna e tij.
Ndërkohë, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve Shqiptare (SPUSH) ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke e quajtur jotransparente procesin e shkarkimit.
Më tutje, ata kërkojnë nga autoriteti përkatës që me fakte të deklarojë se ky vendim nuk është i imponuar nga presione jashtë universitetit si dhe kanë shkruar katër pika kryesore për shpjegim.
Kujtojmë që Seranaj u shkarkua nga puna, pas deklaratave në emisionin 'Opinion' duke treguar disa të vërteta në lidhje me ndërtimet e dëmtuara nga tërmeti.
Ja dokumenti i plotë i sindikatës: