Ministrja Elisa Spiropali ka folur për shtatzëninë e saj si dhe çështjet politike në studion e Abc News.
Teksa u vendos së bashku me deputetin Ervin Bushati për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë, ajo ka folur për rolin e grave në qeveri.
Vetë 'Mamica' theksoi se Finlanda e ka kopjuar qeverinë shqiptare sa i përket numrit të grave në qeveri.
Epo mesa duket jo qeveri qenka e përkryer saqë të gjithë duan të na kopjojnë!
Biseda në studio:
Endri Xhafo: Ju jeni edhe në pritje të ëmbël dhe unë ju uroj…
Elisa Spiropali: E ëmbël kjo pritje është gjatë gjithë muajve përveç muajit të fundit, do e përballoj këtë.
Endri Xhafo: Edhe kolegia juaj Olta Xhacka kaloi një periudhë. Nuk dua të ngjajë cinike pyetja…
Elisa Spiropali: Nuk besoj se ka ndonjë kundërshtim apo pozicion të ngarkuar midis të qenurit nënë dhe të një personi aktiv, shumë gra e bëjnë këtë. Shumë gra në botë edhe pse janë nëna punojnë, madje e bëjnë më mirë se burrat. Finlanda na kopjon ne për numrin e grave në qeveri. Ne e kemi bërë më herët na e kanë kopjuar.