‘Kjo është shtëpia juaj’/ I nxori nga vështirësia, Elvis Naçi i gëzon jetën familjes Pëllumbi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.12.2019, 16:56

Familja Pëllumbi jeton në njësinë administrative Zall-Bastar, shumë pranë Tiranës.

Në kushte mjaft ekstreme dhe me një histori shumë të vështirë, gjyshja 69-vjeçare jeton me të bijën e saj dhe nipërit e mbesat.

Të vegjlit shprehen mjaft të mërzitur për vdekjen e babait të tyre dhe gjyshit, pasi kjo shtëpia nuk ka asnjë burrë në familje.

Njëra prej vajzave shprehet:

Babi më mungon shumë por edhe gjyshi si babai. Shkojmë tek varri i babit dhe i gjyshit ndonjëherë. Unë ndihmoj mamin kur ajo shkon në punë. Por këtu na mungojnë gjëra, kur bie shi, shtëpia lëviz jemi pa energji elektrike.

Mirëpo, jeta nuk do të jetë më kaq e trishtë për ta, pasi disa vizitorë i kanë zbukuruar ditën me lajmin emocionues.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” kanë surprizuar familjen duke u dërguar dhurata për fëmijët dhe ushqime.

Një person nga stafi tha:

Fëmijët të marrin diçka nga ana ime, por këtë familje nuk e kam parë në emision. Merrni pa problem çfarë të doni, unë banoj këtu afër, ejani tek banesa ime do ju jap pije të bisedojmë së bashku.

'Balkan Web' shkruan se familja nuk e di se shtëpia që sapo kanë mbërritur është në fakt shtëpia e tyre e re.

Madje ende në rol stafi po diskuton se duhet të nxitojnë t’i çojnë sërish në fshat fëmijët.

Papritur në shtëpi mbërrijnë Fatma dhe Elvis Naçi.

“Ju nuk do ikni në asnjë vend. Ta gëzoni shtëpinë”, u thotë Fatma.

“Kjo është shtëpia juaj, ta gëzoni”, thotë Elvisi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit