‘Jam jetim’, banori i fshatit bën apelin rrëqethës: Nuk marrë asistencë, dua vetëm një shtëpi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.12.2019, 16:37

Një banor i fshatit Manëz i ka bërë një apel rrëqethës qeverisë, duke kërkuar kështu një shtëpi që të fusë kokën.

Lulzim Lika për mikrofonin e “FaxNews”, theksoi se është jetim dhe ka qëndruar vetëm një natë në çadër pasi më pas koha u ftoh akoma edhe më shumë.

Ai thekson se e kishte të pamundur të flinte aty kështu që kërkon një shtëpi për të banuar.

Banori gjithashtu shprehet se banesa i është dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe deri më tani nuk ka ardhur askush për ndihmë, por është interesuar vetë.

Së fundmi, Lulzimi thotë se nga shteti nuk merr as asistencë e as ndihmë ekonomike.

Ai shprehet:

Me zor dola kur ra tërmeti, u rrëzova. Tani më kanë marrë njerëzit në fshat tek shtëpia e tyre. Në çadër nuk rrihet. Vetëm një natë qëndrova dhe pastaj u bë ftohtë. S’ka ardhur asnjeri. Jam interesuar vetë, por s’na ka parë njeri. Kanë sjellë vetëm ushqime dhe rroba. Vetëm unë jetoja në shtëpi. Jam jetim. Mami im është ndarë, më pas vdiq. Më vdiqën edhe dajat. Për 7 vite kam jetuar vetëm. Banesa kishte 4 dhoma. Kur ka punë punoj, kur nuk ka rri. Me ato të ardhura që fitoj, ha bukë. Kam tokë, por nuk e punoj se nuk kam mundësi. Kërkesa ime është që të më bëjnë një shtëpi, të jetoj. Kjo është e para. Nuk dua asgjë tjetër. Vetë nuk kam mundësi ta ndërtoj me aq punë sa bëj. Ajo është punë vetëm për të jetuar. Nga shteti nuk marr as asistencë, as ndihmë ekonomike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit