Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku dy persona janë plagosur.
Një pemë palme është këputur dhe rrëzuar në tokë, duke zënë poshtë kështu dy burra të cilët janë lënduar.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Bulevard pranë sheshit “Azem Hajdari”.
“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin kur palma bie mbi kalimtarët.
Nga video shikohet qartë se si burra gjakosen dhe qytetarët afrohen për t'i dhënë ndihmën e menjëhershme.
Moti në Durrës është i qetë dhe nuk ka ndonjë stuhi apo erë të fortë, ndaj nuk ka një shpjegim pse ka ardhur dhe rënia e pemës.