Erl Kodra: Edi Rama po bënë k*rvën dhe kanibalin politik, njëkohësisht

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2019, 15:38

Nga Erl Kodra

Për një qytetar europian, drama shqiptare mund të jetë një melodramë disi e ekzagjeruar. Për ne shqiptarët, drama shqiptare në fakt është tragjedia shqiptare. Problemi nuk është se nuk e dimë se çka është drama jonë, problemi është se ne jemi të vegjël, të paditur dhe të varfër. Në të vërtetë kemi edhe cilësi të tjera, me të cilat nuk mund të krenohemi, por për këtë do të shkruaj pak më poshtë në një fusnotë të veçantë.

Cepi i skenës ku luhet drama jonë nuk është qendra e saj, domethënë, ne jemi diku në periferi, ku mundesh si nëpër terr t’i bësh të gjitha poshtërsitë njëherësh. Sepse ne jemi diçka e vogël, që edhe mund të vritet pa keqardhje. Parimet vlejnë për të tjerët, çka është parimore, përkufizohet dhe përcaktohet nga të fuqishmit e botës.

Po i bie drejt.

Edi Rama është një individ i zgjuar dhe i poshtër njëkohësisht. I zgjuar, sepse ai ka cilësi të veçanta për të përdorur gjithçka çfarë lëvizë në faqe të dheut, në funksion të pushtetit të tij. I poshtër, pikërisht sepse ai nuk ndalon para asgjëje. Edi Rama është një kanibal, që ha gjithçka për qëllime politike. Edhe kësaj pjese se çka është Edi Rama, do t’i rikthehem nga fundi i tekstit.

Fjala ishte tek skena, prandaj po vazhdoj me metaforën e skenës. Duket se perëndimi ashtu siç e kemi njohur nuk ekziston, diçka krejt e çuditshme po ia grryen fuqinë politike, kohezionin, vlerat dhe pragmatizmin. Pjesë të tjera të botës po ia dalin të bëhen violinë e parë në fuqinë ekonomike, ushtarake dhe politike. Ekspansioni kinez është realitet global që ka mbërritur që nga Porti i Pireut, në Beograd, në Shkup dhe Tiranë. Në anën tjetër, Rusia po e përmbyllë linjën gjigande të gazit me të cilën do të ushqejë Europën. Ishulli Britanik po i shkëputet nga Kontinenti, për të bërë tregëti me balenat e përëndimit, ndërsa Turqia po flirton hapur me Rusinë. Franca e Macron duket e shqetësuar, dhe në inatë e sipër ia dha një flakareshë Shqipërisë.

Përmbledhtas; po lëvizin kolonat mbi të cilat janë mbështetur ekuilibrat global. Shtetet e Bashkuara nuk janë më Shtetet e Bashkuara të Presidentit Bush dhe Klinton, Britania e Madhe nuk është më Britania e Madhe e Margaret Thatcher, Franca nuk është më Franca e Jacques Chirac, dhe Turqia nuk është më Turqia e Süleyman Demirel.

Në të vërtetë, gjithçka është në lëvizje, por jo në lëvizje për vlera. Duket se bota është në një sezon ethesh, njësoj si ethet e arit. Më në fund, ia dolën të vënë në dyshim edhe referenca të jashtëzakonshme siç janë orientimet gjeostrategjike të Turqisë, që mbetet padyshim vendi më strategjik i planetit Tokë.

Kush mund t’a besonte se Presidenti Erdoğan do të kërcënonte hapur SHBA-të, me përzënien nga Baza Ajrore e Incirlik?

*** Baza Ajrore e Incirlik është pjesë e Forcave Ajrore të SH.B.A.-së, me rreth pesë mijë avionë gjuajtës bombardues, gjithashtu në Incirlik gjenden edhe disa qindra avionë nga Royal Air Force dhe Air Force Turkey që nga fundi i vitit 2002. Njësia parësore e vendosur në Bazën Ajrore të Incirlik është Krahu i 39-të i Bazës Ajrore (39 ABW) e Forcës Ajrore të SHBA. Baza Ajrore e Incirlik ka një pistë të gjatë 3,048 m, e vendosur midis rreth 57 vendstrehime avionësh. Në Bazën e Incirlik ruhen Armë bërthamore taktike, midis tyre 50 bomba bërthamore “deri në” 50 B61.***

***

Kur skena e madhe zien nga aktorë të dorës së parë, për interesa të jashtëzakonshme, që ndajnë popuj, epoka dhe perandori, vende si Shqipëria shërbejnë si “monedha të vogla që shkëmbehen për kusure të mëdha”. Shtyllat mbi të cilat është ngritur perëndimi po lëkunden. Popuj dhe rajone të paana janë trazuar keq, ndërsa njerëzimi po qeveriset paturpësisht.

Për t’u rikthyer tek drama jonë, ajo mund të përmblidhet me vetëm një emër; Edi Rama. A nuk thashë më sipër se ai është i zgjuar dhe i poshtër, njëkohësisht? Po e zhvilloj temën.

Edi Rama e ka kuptuar se çfarë po luhet në skenën e madhe. Në fakt ai aty ka qenë, nëpër këmbët e tyre. I gjatë, burrë i pashëm, orator dhe piktor, ai ka ditur se çka është politika aktuale e Turqisë, çfarë kërkon Presidenti Erdoğan, synimet e tij. Ndaj pa mëdyshje i është ofruar, si prostitutat. Sipas rastit, ai nuk ka nguruar të përdorë gjithçka, në fakt asgjë nga trupi i tij prej postitute politike, por nga trupi i Shqipërisë dhe interesat e saj strategjike.

Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe me Bashkimin Europian, duke shfrytëzuar çdo mjet, kësaj here diçka më të fisme, si joshjet ekstravagante me veshje të çuditshme. Por në thelb pa i ofruar asgjë Europës, përkundrazi, duke blerë emisarët e saj me forma klasike korruptimi. Në fakt, ideja e Edit me Europën ka qenë tjetër, domethënë, jo afrimi, por largimi nga Europa.

Edi Rama e ka kuptuar rëndësinë e Shqipërisë, jo të Shqipërisë si një shtet i vogël me rreth 2 milion banorë, por rëndësinë e shqiptarëve në Ballkan, si një ndër popujt më të rëndësishëm. Ai e ka kuptuar se për t’u bërë interesant për blerësin e shërbimeve të tij, ai duhet t’a marrë në një lloj patronazhi Kosovën. Hashim Thaçin e kurdisi më së miri, bashkë me Baton Haxhiun. Për Edi Ramën Kosova është diçka e parëndësishme, me të cilën mund të bësh deklerata patriotike në zemër të Serbisë, por edhe mund të biesh në ujdi dhe të përdorësh pjesë të saj për interesa “strategjike në politikën globale”.

Edi Rama mundet, ai është miku i Erdoğan, miku i Aleksandër Vuçiç, ai është Kalorës i Legjionit të Nderit, ai komandon në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Ai e di se në BE po fryjnë erëra të çuditshme hutie, i ka kuptuar shumë mirë rrethanat specifike në të cilat ndodhet Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia dhe turbullirat që vijnë që prej Lindjes së Mesme, Turqisë, Rusisë dhe Kinës.

Edi Rama e ka parë se Emmanuel Macron po vdes për më shumë lidership europian, ndërsa flet për vdekje klinike të Aleancës Perëndimore. Ai e di se epokës Merkel po i vjen fundi i natyrshëm, ndërsa në shumë vende të Europës po fryjnë erëra populizmi pa thelb dhe ideologji. Edhe ishulli i Britanisë së Madhe ka ndezur motorët drejt askundit.

Çfarë mundë të shesë ose të bëjë tram Edi Rama përveç interesave të shqiptarëve në Ballkan? Që të quhet lojtarë i zoti, i rëndësishëm, sigurisht. Kosova është bukur e mirë, por ka disa politikanë kokëshkretë.

Me Ramushin nuk mund të bësh asnjë ujdi. Ai duhet përjashtuar, fyer, mundësisht duhet eleminuar.

Me Thaçin merresh vesh, mund të bësh ujdi të mëdha, por, fatkeqësisht është në fund të fuqive politike.

Albin Kurti nuk është zyrtarisht Kryeministër, ndaj duhet vepruar shpejt. Gjërat e mëdha duan guxim, duan vendosmëri, cinizëm. Koha është e artë, dhe Edi i shfrytëzon të gjitha; tërmetin, varfërinë, gënjeshtrat, mashtrimet, vjedhjet, shitjet, blerjet, shkëmbimet, absurdin, grimasat, përqeshjet.

Opozita nuk është në Parlament, opozita nuk ka asnjë lloj pushteti, SHBA po zihen me BE-në, Gjermaninë, Francën, Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë.

“Është dimër, cepi i skenës ku luajm unë dhe Aleksandri është i errët, shqiptarët nuk më ndalojnë dotë, të mëdhenjtë po merren me hallet e tyre. Unë po ngre pazarin tim”. Ky është Edi Rama. Ai po bënë k*rvën dhe kanibalin politik, njëkohësisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit