Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e partisë. Në këtë takim u vendos se Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në 29 Shkurt.
Por ajo që të bën shumë përshypje në fotot e publikuara është se të gjithë ‘Rilindasit’ janë shfaqur të kuruar deri në detaje.
Siç dallohet në fotot e mëposhtme, veshjet e ministrave dhe ministerve janë kuruar deri në detajet me të fundit. Veshjet si dallohet janë të shtrenjta për këtë paradë të fundit të këtij viti.
Po ashtu dallohet se Erion Veliaj vazhdon me show-n duke shkuar me biçikletë në mbledhje, kurse Endri Fuga shfaqet i rënë në mendime në krah të Elisa Spiropalit.
Kurse në një foto tjetër dallohet Rama, që nga pas e ndjek Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi. Ata janë disa hapa pas tij, foto kjo që të kujton Enver Hoxhën dhe ata shokët e tjerë të partisë që ishin gjithomë disa hapa pas tij.