Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka përgatitur një surprizë mjaft të veçantë për ekipin e parë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Ai i ka dhuruar secilit prej lojtarëve nga një iPhone 11 Pro Max të personalizuar.
Telefoni i Apple, iPhone 11 Pro Max, është ndër telefonat më të shtrenjtë mobile në treg, pasi një i tillë kushton 1.700 euro përafërsisht.
Bartomeu nuk bëri dhurata vetëm për futbollistët, por edhe për stafin teknik.
Kreu i klubit katalanas u dhuroi atyre iPad Pro, pas fitores së Barcelonës 4-1 ndaj Deportivo Alaves në “Camp Nou”. Padyshim një gjest i veçantë nga Bartomeu.