“Pingpongu i gënjeshtrave Rama-Vuçiç”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 15:11

Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka reaguar sërish lidhur me çështjen e të ashtuquajturit "Minishengeni Ballkanik".

Përmes një analize, Bushati shprehet se po bëhet shumë zhurmë për asgjë, nën pretendimin se ideja e "minishengenit" mbështetet nga BE-ja, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.

Analisti thekson se "minishengeni" është një karshillëk ndaj dështimit për çeljen e negociatave, dhe se Edi Rama është i angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë që po çon përpara së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili në kohën e luftës së Kosovës, ka qenë ministri i Propagandës nën Serbinë e drejtuar nga Millosheviçi.

Sipas Bushatit, Rama dhe Vuçiç po bëjnë ping-pong gënjeshtrash për të çuar në fund idenë e tyre, gjoja si një plan të dakordësuar nga SHBA-BE.

Nga Andi Bushati

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/ kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet shumë zhurmë në Tiranë lidhur me faktin se ideja e mini Shengenit përkrahet nga BE. A mund të na thoni ju që jeni i përfshirë në këtë proces, se nga kush mbështetet konkretisht”?

Nevoja për të sqaruar këtë pikë më vinte për disa arsye.

E para se kështu u spekulua për një kohë të gjatë edhe për marrëveshjen e ndarjes së Kosovës, sikur gjoja pas saj qëndronin amerikanët.

E dyta sepse shumëkush e ka etiketuar mini Shengenin si një karrshillëk ndaj dështimit për të përparuar drejt BE.

Dhe e treta sepse Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë që po çon përpara sëbashku me Vuçiçin, duke e paraqitur atë si një plan të dakordësuar me SHBA dhe BE.

Përgjigjja që mora ishte shumë më befasuese se sa e prisja. Me një seriozitet solem, zoti Osmani u përgjigj: “Po gjithçka është dakordësuar në Bruksel, nga Këshilli i kordinimit të Majlinda Bregut”.

Pra sipas tij, europiania kryesore që e paska mbështetur këtë nismë, paskësh qenë ish deputetja disidente e PD që qeveria shqiptare e mbështeti për të marrë postin që mban.

Më shumë sesa kjo përgjigje do të kuptoja nga intervista që presidenti serb Aleksandër Vuçiç, jepte të hënën në të njëjtën kohë në televizionin “o2”. Përgjigjet e tij qenë pa ekuivoke. Ai e ngritne në qiell Ramën se nuk po sillej si liderët kosovarë dhe përgëzonte vullnetin e kryeministrit tonë për të çuar me guxim përpara një ide që nuk kishte një përkrahje entuziaste nga kryeqytet europiane. Dhe si për të përforcuar këtë ngurim të Europës, Vuçiç shtonte: “Shumëkush në Europë nuk dëshëron që ballkanasit të vendosin për fatin e tyre”.

Pra dilema është e qartë: Kush gënjen Vuçiç që thotë se Europa nuk do që ai me Ramën të vendosin vetë, apo kryeministri shqiptar që pretendon se mini Shengeni ka përkrahjen e plotë të Brukselit (shpresojmë mos i referohet thjeshtë Majlinda Bregut)?

Natyrisht, si “shqiptarë të mire”, ne nuk kemi pse i marrim për 100% të vërteta thëniet e presidentit serb (ndonëse ai na foli më hapur edhe kur na tha troç se ideja e ndarjes së Kosovës ishte e tija).

Ne jemi në të drejtën tonë të besojmë se mund të jetë ai dhe jo Rama duke gënjyer këtë herë. Atij mund t’i volisë që për interesa të brendëshme, për ti folur elektoratit të vet anti perendimor, të lërë të kuptohet se mini Shengenin e ka nisur si një inisiativë anti europiane.

Por, në këtë rast pak rëndësi ka se kush gënjen. Me interes është një pyetje tjetër: A mund të merret seriozisht një proces përafrimi ku Rama i flet krejt ndryshe shqiptarëve dhe Vuçiç u prezanton komplet të kundërtën serbëve? A mund të ndërtohet besimi tek dy liderë, që deri dje pikturonin një rajon më të mirë, duke përforcuar kufijtë etnikë dhe duke ngritur mure, ndërsa sot predikojnë merkullinë duke rrëzuar kufijtë dhe muret?

Natyrisht, besimi tek këta dy autokratë është zero dhe të gjithë e kanë kuptuar se janë të gatshëm të luajnë çdo lojë, boll që të ruajnë me ndihmën e njëri- tjetrit, skeptrin e liderit të madh që vendos për Ballkanin. Dhe pikërisht se procedojnë në këtë mënyrë ata shkatërrojnë kredibilitetin e çdo nisme që ndërmarrin, madje dhe të atyre që besojnë tek katër kolonat e lëvizjes së lirë, por nuk janë dakord me mënyrën banale se si po iu shitet ajo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit