Të gjithë e dimë se Cristiano Ronaldo nuk e kapërdin dot dështimin.
Pas 12 finaleve të fituara radhazi, portugezi me Juventusin e tij u dorëzuan përballë Lazios në Superkupën e Italisë, duke u mposhtur me rezultatin 3-1.
Zhgënjimi ishte i madh te sulmuesi bardhezi, i cili gjatë ceremonisë pas ndeshjes, refuzoi të marrë medaljen e argjendtë dhe menjëherë, sa e vendosi në qafë, e largoi me shpejtësi.
Diçka e tillë ka përçarë tifozët në rrjetet sociale.
Ka nga ata që e kuptojnë veprimin e Ronaldos, ndërsa të tjerë thonë se është mungesë respekti për kompeticionin dhe kundërshtarët.