Hodhi aromatizues ajri dhe më pas ndezi një cigare në makinë, shpërthimi i fuqishëm për pak sa s’i merr jetën 29-vjeçarit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 14:51

Një shofer ka shpëtuar mrekullisht pas një incidenti fatal që i ndodhi teksa ishte në makinë.

29-vjeçari britanik, Carl Fisher, hodhi aromatizues ajri në mjetin e tij para se të ndizte një cigare, e cila shkaktoi aksidentalisht një shpërthim.

I riu pësoi djegie të tmerrshme në fytyrë dhe duar pas shpërthimit, i cili shkaktoi dëmtime të shumta edhe në makinë.

Ai tha se kishte hedhur shumë aromatizues në makinë dhe sado që hapi dritaret për 10 minuta, ende nuk ishte larguar era e fortë e parfumit.

Më tej, 29-vjeçari u shpreh se sapo ndezi çakmakun e tij, një shpërthim i fuqishëm ndodhi, që thyeu edhe dritaret e një biznesi aty pranë.

Duke folur për The Sun, Fisher tha:

Mbaj mend vetëm një dritë të bardhë të shndritshme. Më duket se mbylla sytë dhe vendosa duart mbi fytyrën time. Më dukej sikur po zgjaste me shekuj. Ndihem tepër fatlumë që jam gjallë. Duke parë dëmtimin e makinës time, ende s'mund të besoj që dola i gjallë nga shpërthimi. Është vërtetë një mrekulli para Krishtlindjes."

29-vjeçari nga Halifax, Yorkshire u dërgua në spital, ku u trajtua për plagët e marra. Tashmë ai po kurohet në shtëpi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: LADBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit