Reshjet e shiu kanë sjellë jo pak probleme në qytetin e Lezhes, në Vlorë dhe Gjirokastër. Me dije bëhet se disa lagje në Vlorë janë përmbytur.
Po ashtu mësohet se situata më e përkeqësuar është shfaqur në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Por probleme ka pasur edhe me përroin e Lazaratit.
Ai është fryrë dhe ka dalë nga shtrati. Edhe në Gjirokastër situata nuk është e mirë, pasi rrezikon të dalë nga shtrati përroi i Viroit.
Nëse përroi i Viroit del nga shtrati rrezikon të përmbytet rruga nacionale Gjirokastër-Tepelenë.