Kishin mbushur makinën me drogë/ Pragosen dy veta, kurse njëri ia mbath

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2019, 14:12

Gjatë ditës së sotme në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh, Lezhë, u gjet dhe bllokua mjeti tip “Benz”. Me dije bëhet se gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh 52 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Për këtë gjë dy persona kanë rënë në pranga, kurse njëri ia ka mbathur.

Të arrestuarit janë shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër. Kurse A. K., 29 vjeç, ai ka mbathur dhe policia është ende në kërkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit”, ku në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh, Lezhë, u gjet dhe bllokua mjeti tip “Benz”. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh 52 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, kur ka kontatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi. Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit