Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi një pemë u rrëzua duke i zënë poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, në lagjen nr.4.
Një dëshmitar nga dërguar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihet palma e rrëzuar në trotuarin e rrugës "Kristaq Rama" dhe shenjat e gjakut.
Ai tregon se personat e lënduar nga ky incident janë të moshuar dhe se janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mendohet se shkak i rrëzimit të pemës të jetë bërë era e fortë që ka përfshirë qytetin bregdetar.