Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Aleksandër Gjoka, i cili u ndalua nga policia dy netë më parë teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Gjykata dha masën "Detyrim paraqitje" për kantautorin, e cila duket të jetë më e lehta.
Gjoka u arrestua nga patrulla e komisariatit nr.4 në Tiranë në rrugën "Sotir Caci", rreth orës 00:15, teksa drejtonte mjetin tip "Chevrolet".
Pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u konstatua se niveli i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.