Një grabitje është regjistruar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Peshkopisë.
Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë, duke grabitur një shumë parash, e cila nuk është bërë e ditur, si dhe disa sende me vlerë.
Grabitësit kanë hyrë duke shembur portën kryesore të shtëpisë.
Autorët dyshohet se i kanë ditur mirë lëvizjet e familjarëve, pasi në momentin e grabitjes nuk ka pasur njëri në banesë.
Deri më tani ka pak detaje për ngjarjen, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.