Erling Haland është padyshim sulmuesi më i kërkuar në merkato. 20-vjeçari norvegjez, po kalon një formë të shkëlqyer me Salzburgun në kampionatin austriak dhe kjo ka bërë që në drejtim të tij të vërshojnë ofertat.
Liverpooli, Milani, Borusia Dordmund, Manchester United, PSG dhe shumë ekipe të tjera kanë hapur dyert për të marrë këtë talent, por mesa duket e ardhmja e tij nuk do jetë te këto skuadra.
Sipas mediave italiane, talenti norvegjez është një hap larg kalimit te kampionët e Italisë, Juventusi. Drejtuesit bardhezinj janë duke negociuar për blerjen e 20-vjeçarit, për shumën e 30 milionë eurove.
Dëshira e madhe e “Zonjës së Vjetër” është që ta marrë futbollistin që në merkaton e janarit, në mënyrë që të shmangë edhe konkurrencën e madhe për të.