Një burrë në Texas është shpallur në kërkim nga policia pasi ka hapur zjarr ndaj një berberi në dyqanin “Harris Country”. Personi në fjalë akuzohet se ka qëlluar tre herë ndaj berberit, pasi nuk i pëlqente prerja e flokëve që ky i fundit i kishte bërë djalit të tij 13-vjeçar.
Adoleshenti u kthye në shtëpi pasi kishte prerë flokët. Prerja nuk i pëlqeu babait të djalit, i cili mori të birin dhe u kthyen sërish bashkë në dyqan.
Babai i djalit dhe berberi nisën të debatonin por nuk po e gjenin gjuhën e përbashkët. Më pas, i ati i 13-vjeçarit, e qëlloi atë tre herë, në stomak, këmbë dhe në krah.
Ngjarja ndodhi më 21 dhjetor. Gjihë skena u pa nga djali adoleshent, i cili qëndronte në makinën e të atit, jshtë dyqanit.
Bereri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Ai u vendos me njëherë nën kujdesin mjekësor dhe për fat të mirë nuk pësoi dëmtime të mëdha. Teksa babai i djalit u shpall në kërkim, berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
***
Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania