Banorët e Sukthit lihen në mëshirë të fatit pas tërmetit: Kemi mbetur si zogu në ferrë, po flemë nëpër plastmase

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 10:20

Sukthi është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku të shumta kanë qenë shtëpitë e dëmtuara, të cilat janë shpallur të pabanueshme pas kqyrjes nga ekspertët.

Për të kaluar situatën e vështirë pas dëmtimit të banesave, banorët janë detyruar të sajojnë kushte primitive, duke përdorur mushama e plastmase për t'u strehuar.

Ata shprehen se shteti i ka braktisur dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Ndonëse kanë apeluar për ndihmë në Njësinë Administrative dhe Bashkinë e Durrësit, atyre nuk iu është dhënë asnjë përgjigje.

Një nga banorët shprehet për "Fax News":

Që nga ajo ditë kemi mbetur jashtë, asnjë ndihmë nuk na ka ardhur nga shteti, vetëm çfarë kemi mundur të bëjmë vetë. Kemi apeluar për ndihmë në njësinë administrative dhe bashkinë e Durrësit por asnjë përgjigje. Nuk i kemi llogaritur fare festat, kështu siç jemi nuk ka festa për neve."

Një e moshuar shprehet se po jetojnë ditët më të vështira, teksa u shpreh se po jetojnë nëpër plastmase.

Ajo tha:

Kemi mbetur si zogu në ferrë, në plastmasë, më kohë e vështiirë nuk bëhet më. Festat nuk I kemi menduar fare. Nuk na kanë thënë për të shkuar në hotel."

Një tjetër banor tha:

Nuk mund ta braktisim shtëpinë dhe materialet, hotelin mund ta kenë ofruar si opsion, por mund të të thonë të shkosh në Kosovë, por çfarë të bëjmë, të braktisim shtëpinë? Është e lehtë për të ikur."

Ndërsa një banor tjetër tregoi se kishte mbetur bashkë me 12 familjarët në qiell të hapur dhe se do të festojë Vitin e Ri aty nën çadër, pasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, për shkak të mungesës së përkrahjes nga shteti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit