Pakistanezët vijnë në Shqipëri për të punuar në fasoneri, do të paguhen disa-fish më shumë se 160 dollarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 10:02

Teksa mijëra të rinj shqiptarë po largohen jashtë vendit për shkak të papunësisë dhe pagave të ulëta, 20 pakistanezë pritet të vinë në Shqipëri për të punuar në industrinë vendase të fasonit.

Ky lajm është bërë i ditur nga Florian Zekja i Unionit të Fasonistëve, i cili u shpreh për gazetën "Si", se marrëveshja nuk është arritur ende, por po bisedohet përmes konsullatës në Romë, pasi konsullata e Pakistanit nuk përgjigjet.

Ajo që të bie në sy është fakti se punonjësve të huaj do t'u sigurohet ushqimi dhe fjeta, të cilat nuk do të jenë koto shtesë, për më tepër që ata do të paguhen disa-fish më shumë se paga që marrin në vendin e tyre prej 160 dollarësh.

Ndërkohë që vlen të theksohet se në shumicën e bizneseve fasone në Shqipëri, punonjësit paguhen nga 220 deri në 280 mijë lekë të vjetra.

Mesa duket kjo është mënyra që qeveria po përpiqet të zëvendësojë mijëra shqiptarë që po largohen nga dita në ditë drejt vendeve perëndimore.

Zekja tha se:

Emigrantët prioritet kanë punën dhe janë punonjës të sigurt, që nuk mungojnë dhe të përgjigjen edhe të shtunë e të diel, plus që ata do të paguhen disa-fish më shumë se ç’marrin në vendin e tyre (160 dollarë)"

Përmes një ligji të miratuar pak ditë më parë në parlament , Shqipëria ka vendosur t’jua bëjë më të lehtë emigrantëve të huaj që të punojnë.

Ai vijoi më tej:

Industria jonë e fasonit ka nevojë për 10-12 mijë punëtorë. Boshatisja e vendit po na përball me mungesë burimesh njerëzore. Por ky është një cikël normal në vendet që janë drejt zhvillimit. Unë kam shkuar në Bullgari e Rumani. Mosha mesatare e punonjësve atje është 50 vjeç sepse 40 % e tyre janë larguar për një të ardhme më të mirë drejt vendeve të zhvilluara. Siç ne jemi në kërkim të punonjësve të botës së tretë, të cilët do të zgjedhin të vijnë në Shqipëri për një pagë më të lartë.”

Zekja thotë se ligjet për “Shtetësinë” dhe “Për të huajt” të miratuara në parlament që lehtësojnë marrjen e fuqisë punëtore nga vendet e botës së tretë, janë lehtësi për ndërmarrjet shqiptare që vuajnë për burime njerëzore.

Për Zekjan kjo është pjesë e një cikli që po kalojnë të gjitha vendet e lindjes që po vuajnë aktualisht për fuqi punëtore.

Por, ai vëren se vende të fuqishme ekonomikisht si Gjermania, po luajnë një lojë të pandershme duke hapur dyert për punonjësit nga vendet e vogla si Shqipëria, Kosova, etj dhe po boshatisin këto vende.

Projektligjet e miratuara më 19 dhjetor përshpejtojnë dhënien e shtetësisë të huajve dhe shkurtojnë kohën për dhënien së lejeve të punës për shtetasit e huaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit