Të vendosura në një trup, binjaket siameze arrijnë të punësohen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2019, 09:21

Motrat siameze janë punësuar si mësuese matematike në shtetin e tyre, Minesota. Binjakeve nuk iu dha shumë shpresa kur lindën, por ato janë më së miri sot. Vajzat kanë mbaruar shkollën dhe tani janë punësuar.

Abby and Brittany Hensel ndajnë të njëjtat organe jetike, por komandojnë secila njërën anë të gjymtyrëve të trupit. Veç kësaj, janë dy persona të ndryshëm, me dy karaktere të ndryshme.

Për këtë arsye, donin të vazhdonin degë të ndryshme në universitet, por ishte shumë e vështirë. Ngaqë do të paguheshin po me një rrogë, vendosën të ndjekin të dyja njërën degë.

Vajzat marrin vetëm një rrogë, pasi ato bëjnë punën e vetëm një personi. Binjaket ndajnë të njëjtën zemër, të njëjtën shtyllë kurrizore, ndaj dhe ndarja ka qenë e pamundur, por ato nuk është se e duan diçka të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit