Prej gati dy ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e shumta dhe era e dendur ka shkaktuar dallgëzim të lartë në det.
Vlora e Durrësi kanë qenë dy prej qyteteve që e kanë ndjerë më së shumti problematikën. Kështu, mësohet se për shkak të dallgëzimit të fortë në det, në zonën e Radhimës janë dëmtuar disa anije peshkimi. Kjo ka ardhur si pasojë e dallgëzimit të lartë, i cili ka shkaktuar edhe përplasjen e anijeve me kalatën. Ndërkohë, për shkak të motit të tërbuar, dëme janë shkaktur edhe në qytete të tjera të vendit.
Foto ilustruese