Kapet mat nga pronari i shtëpisë që do vidhte, shqiptari përfundon në pranga në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2019, 08:18

Një 37 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur mat nga pronari i një shtëpie, të cilën ka qenë duke vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në San Fermo della Battaglia në Itali.

Pronari i shtëpisë ka lajmëruar menjëherë karabinierët, pasi ka vënë re se dy hajdutë kanë tentuar t'i hyjnë në banesë, duke i shkatërruar derën. 37-vjeçari shqiptar ka arritur të largohet me një makinë të vjedhur, por është kapuar nga karabinierët dhe është arrestuar.

Italiani mori targën e makinës që hajdutët përdorën për tu larguar. Gjithashtu autoritetet morën njoftim për vjedhjen e një apartamenti në Montano Lucino nga persona me të njëjtën makinë.

Karabinierët gjurmuan makinën që përshkroi pronari i banesës gjatë vjedhjes së mbetur në tentativë. 37-vjeçari shqiptar po ngiste makinën në momentin që u gjurmua nga autoritetet. Në automjet u gjetën 1.500 euro kesh, sende ari, çelësa dhe mjete vjedhje.

Makina u grabit në provincën e Varese më 17 dhjetor.

***

Burim: EspansioneTV|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit