Shifrat/ Emigrantët shqiptarë në Gjermani u trefishuan në 4 vitet e fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 08:03

Papunësia, pabarazia sociale, niveli i ulët i mirëqenies, pagat e ulëta, korrupsioni i kudogjendur dhe varfëria kanë detyruar me mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, të largohet drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë.

Këtë e vërtetojnë edhe shifrat e publikuara nga INSTAT, sipas të cilave numri i emigrantëve shqiptarë është rritur me disa herë.

Destinacioni i preferuar i emigrantëve shqiptarë vijon të jetë Gjermania, e cila vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët apo edhe IT-të.

Sipas INSTAT, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas INSTAT, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë.

Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Instituteve të Statistikave të vendeve të tjera ndihmojnë për ilustrim në lidhje me destinacionet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 përqind).

Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj. Në tabelën e mëposhtme tregohet shpërndarja në përqindje e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore për periudhën 1995 – 2019.

Në grafikun e mëposhtëm paraqitet norma e rritjes vjetore të numrit gjithsej të emigrantëve shqiptarë në katër vendet kryesore sipas destinacionit. Vihet re që numri i emigrantëve në Itali, Greqi dhe ShBA është rritur në mënyrë intensive gjatë pesëvjeçarëve 1990 – 1994 dhe 1995 – 1999, të cilat përbëjnë periudhën e emigracionit masiv të shqiptarëve.

Gjatë viteve 1990 – 1994, numri i emigrantëve shqiptar në Greqi, Itali dhe ShBA rritej çdo vit me rreth 30 % të numrit të vitit paraardhës. Këto norma bien në rreth 11 % gjatë periudhës 1995 – 1999. Pas vitit 2000, norma e rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi bie me shpejtësi dhe arrin në nivele negative gjatë periudhës 2010 – 2019. Kjo do të thotë se, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri gjithsej i emigrantëve shqiptarë në Greqi po zvogëlohet.

Gjatë periudhës 2015 – 2019, edhe në rastin e Italisë dhe ShBA, norma vjetore e rritjes së numrit të emigrantëve është zvogëluar në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 3 %.

Nga ana tjetër numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar me ritme të tjera nga ato të Italisë, Greqisë dhe ShBA-ve. Gjatë viteve 1990 – 1994, ky numër rritej me rreth 10 % në vit.

Më pas norma vjetore e rritjes u zvogëlua në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 1 %, përgjatë periudhës 2010 – 2014. Vetëm pas vitit 2015, numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani filloi të Duhet të theksohet se shtetësia është një karakteristikë e ndryshueshme, njerëzit mund të fitojnë shtetësinë e vendit të huaj të qëndrimit të tyre.

Gjatë viteve 2008-2009, 22.8 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë greke; në Itali 14 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë italiane. Kështu së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do të ishte më e madhe, shkruan "Monitor". Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë. rritej me një normë vjetore prej rreth 35 %, duke e kthyer këtë vend si destinacionin kryesor të tyre. Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në Gjermani, në numrin gjithsej të emigrantëve, të katërfishohet nga 1,3 % në 4,2 %.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit