Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mëngjesin e së dielës në një autostradë në Virginia ku 35 persona mbetën të plagosur, në një aksident rrugor, ku u përfshinë mbi 65 makina.
Aksidenti i rëndë u regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën 64 në York County. Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet u detyruan të mbyllin qarkullimin në të dyja drejtimet.
Sipas autoriteteve, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë. Mësohet se 65 makina u përfshinë në aksident dhe 35 persona kërkuan ndihmë mjekësore, disa prej tyre më të specializuar.