“Vuçiç është kavalieri, Rama është dama që e ndjek nga pas”, historiani zbulon kush e hodhi idenë për ‘Minishengenin Ballkanik’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 07:26

Historiani dhe publicisti i njohur, Apollon Baçe, ka hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit Rama se i ashtuquajturi "Minishengeni Ballkanik" është ide e Gjermanisë.

I ftuar mbrëmë në emisionin "360 Gradë", Baçe deklaroi se kjo është një ide e komunistit bullgar, Gjergj Dimitrov, i cili donte ta bënte këtë një nga shkaqet e ndarjes me Stalinin dhe Demaçit që donte të bënte Iliriadën.

Sipas tij, e gjithë kjo është një lojë diplomatike, ndërsa e krahasoi me një "tango ku Vuçiç është kavalieri dhe Rama dama që e ndjek nga pas".

Më tej, historiani theksoi se kjo është një nismë e Vuçiçit për të nxjerrë nga loja Kosovën dhe deri më tani ja ka dalë për bukuri pasi kryeministri Rama po e ndjek me përpikmëri.

Ai u shpreh:

Nuk është e Merkelit, kjo është një ide e Gjergj Dimitrov që donte ta bënte këtë një nga shkaqet e ndarjes me Stalinin, e Demaçit që donte të bënte Iliriadën. Janë normale, por pa Kosovën nuk mund të bëhet. Kemi të bëjmë me një kavalier dhe damë që kërcejnë tango, kavalieri është Vuçiçi, ndërsa dama është zotnia jonë.Vuçiç luan një lojë që ky e ndjek. Në nëntor të 2019, Vuçiç te Spigel thotë se Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim të tillë dhe nuk është e tillë. Provokimi i parë. Më vonë thotë se Reçaku është sajim. Ky nxjerr nga loja Kosovën. Këtë lojë e ndjek Rama. Rama thotë se Kosova është pjellë, si viçi që e pjell lopa, mbi të gjitha e luftës me bomba të SHBA dhe shumë prej vendeve të mëdha të BE. Këto janë fjalë të Vuçiçit dhe Lavrovit. Ky ka nxjerrë nga loja Kosovën. Vuçiç fiton kohë dhe ky e ndjek fare bukur. Këto janë lojëra diplomatike. Kosova thotë se nuk do të marr pjesë, ndërkohë që e ka detyruar ai të mos marrë pjesë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit