Arian Çani i hedh kunja Vera Grabockës: Shpëtove fytyrën duke anulluar fituesen që përflitej prej kohësh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 01:39

Ashtu si vitet e tjera, edhe këtë herë Festivali i 58-të i këngës në RTSH u shoqërua me polemika të shumta, sidomos pas mbrëmjes së të dielës ku u shpall fituese kënga "Shaj" e Arilena Arës.

Polemikat për këtë festival nisën një muaj më parë, ku një gazetar i RTSH dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton e një zarfi ku shkruhej "MOS E HAP, brenda së cilit ishte një letër, sipas të cilit përcaktohej dhe fituesi pa nisur ende gara. Në letër shihej se fitues i Festivalit do të ishte këngëtarja Elvana Gjata.

Ndërkohë që Festivali i RTSH-së është komentuar edhe nga gazetari Arian Çani, i cili ka përshëndetur vendimin e jurisë për përzgjedhjen e këngës së Arilena Arës, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Holandë.

Më tej Çani ka ironizuar edhe regjizoren Vera Grabockën, e cila ishte një nga drejtueset e Festivalit, për të cilën thotë se ka shpëtuar fytyrën duke anulluar fituesen që përflitej prej kohësh.

Gazetari përmend edhe këngëtaren Elvana Gjata, por duke e quajtur "ajo tjetra", ndërsa shton se "shyqyr që s'e mori, se do ishte një turp i madh".

Reagimi i plotë:

Mora vesh qe fituese u shpall Arilena. Bravo. Te pakten Grabua e shpetoje fytyren. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super kengetare. Shyqyr qe s e mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anulloi fituesen qe perflitej me kohe."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit