Teksa jemi në prag të festave të fundvitit, qeveria ende nuk ka një vendim përfundimtar sa i përket shpërblimeve për pensionistët.
Pak ditë më parë në media u raportua se, për shkak të mungesës së të ardhurave, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, qeveria dhe Ministria e Financave vendosën të mos bëjnë një akt normativ të dytë për rishikimin e buxhetit.
Ky lajm shkaktoi reagime të shumta në media dhe u cilësua si vendim tejet absurd i qeverisë.
Së fundmi, ka reaguar edhe vetë Rama, i cili u detyrua të jepte një përgjigje lidhur me këtë çështje, pasi u pyet nga gazetarët në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar në Golem.
Rama deklaroi se vendimi do të merret këtë të martë në mbledhjen e qeverisë.
Mirëpo, pasi bëri këtë deklaratë, Rama nuk harroi të shprehej se "ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet".
Këtë të martë do të kuptojmë nëse pensionistët janë ose jo prioritet i qeverisë, pas vendimit përfundimtar që pritet të merret në mbledhje.
Ai tha: