Analisti i njohur, Andi Bushati, e ka cilësuar projektin e të ashtuquajturit "Minishengeni Ballkanik" asgjë më tepër se një propagandë të bërë nga dy autokratës si Rama e Vuçiç.
I ftuar në emisionin "Open", analisti theksoi se Rama shkarkoi Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm për shkak se ai e kundërshtoi këtë ide.
Më tej, Bushati sjell në vëmendje se para 6 muajsh, Rama e Vuçiç donin të zgjidhnin problemet e rajonit me shkëmbime kufijsh.
Ai tha:
Nuk ka një draft zyrtar se cilat janë pika që diskutohen në takime. Thuhet se Mini-Shengeni po bëhet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë ekonomike mes vendeve të rajonit. Por po ta shikoni aty keni dy politikanë që deri para 6 muajve ishin ata që donin të zgjidhnin problemet e rajonin me shkëmbime kufijsh. Po Rama nuk e pranoi vetëm kur vdiq si ide. Hoqi Ditmir Bushatin që e kundërshtoi si ide. Si mundet që këta dy politikanë na kthehen në profetë të heqjes së mureve etnike dhe shkrirjes së territoreve. Është e gjitha një propagandë e bërë nga 2 autokratë si Rama dhe Vuçiç."