“Qeveria po ua fsheh shqiptarëve”, aktivisti: Serbët do të kenë të drejtë të blejnë toka në bregdetin shqiptar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2019, 23:01

Gazetari dhe aktivisti, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për sa i përket "Minishengenit Ballkanik".

I ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, ai tha se problemi më shqetësues i këtij projekti është se qytetarët serbë fitojnë të drejtën për të blerë prona në bregdetin shqiptar.

Kalaja theksoi kjo gjë po fshihet nga qeveria,ndërsa shtoi se aleatët strategjikë të shqiptarëve janë Uashingtoni e Brukseli dhe jo Moska e Beogradi.

Ai tha:

Serbia prodhon deri te automjetet, ne nuk prodhojmë asgjë. Ka oligarkë më të mëdhenj se Shqpëria, tregun e hidrokarbureve. Ajo që fshihet nga ky minishengen është e drejta e serbëve për të blerë toka në bregdet, pse nuk e thotë kryeministri? Do të kemi serbë që do të vinë. Kanë kapacitete më të mëdha ekonomike, ne çfarë masash marrim? Kush është zoti Rama që merr peng aspiratat e një vendi? Për shqiptarët dielli lind në perëndim dhe aleatët strategjikë të shqiptarëve janë Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska dhe Beogradi."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit