Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për të ashtuquajturin "Minishegeni Ballkanik".
Teksa organizoi një pritje për festat e fundvitit, Haradinaj përfitoi nga rasti për ta kundërshtuar edhe një herë këtë nismë të treshes Vuçiç-Rama-Zaev.
Kryeministri kosovar theksoi se ky "minishengen" po bëhet për të izoluar dhe nënshtruar Kosovën, në tentativë për të hequr taksën.
Sipas tij, aspirata e Kosovës është drejt BE-së dhe Natos, jo Rusisë.
Ai u deklaroi:
Kjo është deklarata e dytë e Haradinajt lidhur me minishengenin, ku thekson se kjo po bëhet për të detyruar Kosovën të heqë taksën ndaj Serbisë.
Kujtojmë këtu se fill pas kësaj deklarata, kryeministri Rama, në mënyrë arrogante dhe të pahijshme, sulmoi ashpër Haradinajn, duke e cilësuar si "gënjeshtar të madh" e "të paditur klasik".