Nuk duan t’ia dinë për kamerat, shikoni grupin shqiptar që bën kërdinë në Spanjë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.12.2019, 20:58

Disa shqiptarë janë arrestuar, pasi akuzohen për grabitje të banesave në disa zona të një periferie të Madridit.

Grupi i tyre u shkatërrua nga Garda Civile spanjolle, gjatë një operacioni të koduar “Hábitat Qeleshe”, mirëpo hetimi filloi më 16 nëntor 2019.

Hetimi erdhi si pasojë e një incidenti në qytetin e Griñón.

'Panorama' shkruan se të arrestuarit akuzohen për të paktën 15 vjedhje në shtëpi, ndërsa deri më tani janë zbuluar grabitje në Guadarrama, Alpedrete, Torrelodones, Venturada, Griñón, Boadilla del Monte dhe Villaviciosa de Odón.

Pas autorizimit gjyqësor, policia ndërhyri në disa vendbanime ku u ndaluan shqiptarët dhe u gjetën një sërë sendesh të vjedhura.

“Modus operandi”

Shqiptarët lëvizën me automjet përmes zonave të ndryshme me qëllim vëzhgimin e banesave që do të grabisnin, duke pasur si objektiv kryesor të tyre vilat. Ata kishin një zonë kryesore të veprimit midis akseve të autostradave A-1 dhe A-5.

Për të hyrë në brendësi të shtëpive ata çmontuan dyert ose dritaret e kateve përdhese dhe brenda shtëpive, morën gjithçka që gjenin, por kryesisht copa bizhuteri, pajisje të vogla, si dhe para dhe sende të tjera të vogla.

“Nuk u interesonte nëse kishte kamera”

Mercedes Martín, zëdhënës i komandës së Gardës Civile në Madrid, tregon se zakonisht ka grupe që shkojnë në Spanjë për tre muaj për të vjedhur dhe pastaj të kthehen.

“Ata vëzhgojnë shumë mirë zonat ku janë kryer grabitjet, nuk u intereson nëse ka kamera ose alarme. Ata nuk janë këtu gjatë. Ata i marrin gjërat përmes aeroportit ose rrugës”, shpjegon ai.

“Ky grup nuk i interesonte nëse janë shtëpi. Në këtë rast ata performuan kur nuk kishte njeri në ndërtesë. Produktet e preferuara janë bizhuteri, para, pajisje të vogla ose kamera“, thotë ai.

Të arrestuarit janë tre burra me origjinë shqiptare, midis moshës 25 dhe 30 vjeç, të cilët shkuan në Spanjë gjatë muajit tetor, duke filluar fushatën e vjedhjes së banesave.

Ata akuzohen për krime të ndryshme, atë të përfshirjes në një organizatë kriminale dhe plaçkitje në shtëpitë e banuara. Pasi u vunë në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent, të tre anëtarët e grupit u lanë në burg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit