Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me arrestimin ndaj këngëtarit të rrokut, Aleksandër Gjoka.
Me anë të një postimi në rrjetin social 'Facebook', ai ka shkruar plot humor dhe satirë duke ironizuar policinë për kapjen e këngëtarit dhe për situatën e Laert Vasilit.
Paloka shkruan se Rama pallohet me kokainë dhe i ka bërë të gjitha të zezat shqiptarëve, ndërkohë Sandër Lleshi arreston Sandër Gjokën.
Postimi i plotë:
E paskan kapur “kriminelin” ... Policia nxjerr njoftim se paska arrestuar Aleksandër Gjoken pasi e ka gjetur me 0.66 mg alkool !!!
Te turpshem !
Qenka kapur Sandri me 0.66 miligram alkool...!!!
Ketu kryeministri i vendit pallohet me kokaine dhe po i ben gjithe te zezat e mundshme shqiptareve, Sander Lleshi arreston Sander Gjoken ! Nxjerrin dhe njoftim sikur te kene arrestuar ndonje kriminel te rrezikshem.
Te pafytyre. Partia e laerteve...