Problemet për kompaninë ‘Apple’ nuk po ndalen. Sikur të mos mjaftonin telashet që Apple pati javën e kaluar, pasi u mësua se kjo kompani gjurmonte përdoruesit pa dijeninë e tyre.
Problem tani është bërë se janë zbuluar dizajnet e para të iPhone 12 dhe se të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer prej tyre.
Pamja nuk ka ndryshuar e as dimensionet. Duket sikur iPhone 12 do të ketë pothuajse të njëjtat dimensione me iPhone 11.
Por jo vetëm kaq, pasi iPhone 12 do të jetë më i trashë do të jetë 8.1mm. Kurse iPhone 11 është 7.1mm. Arsyeja për këtë është integrimi i teknologjisë 5G.
Mesa duket telashet për këtë kompani do të vazhdojnë sepse deri më tani ka pasur shumë të zhgënjyer.