Bashkia e Dibrës e shpalli “qytetar nderi”, shpërthen Agron Tufa: Haxhi Lleshi, tiranozaur i komunizmit dhe vegël e jugosllavëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2019, 19:54

Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas vendimit për t'i dhënë titullin "qytetar nderi" pas vdekjes Haxhi Lleshit, i cili ka qenë një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, si dhe ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në diktaturën komuniste, nga kryetar i Kuvendit Popullor deri tek posti i ministrit të Brendshëm.

Tufa e konsideron tragjikomik, grotest, turpërues dhe antikronik këtë vendim të Bashkisë së Dibrës.

Përmes një reagimi në "Facebook", Tufa e cilëson Haxhi Lleshin si "tiranozaur të komunizmit" dhe "ish-vegël të serbo-jugosllavëve."

Më tej, ai thekson se "Rilindja" po restauron terësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha.

Reagimi i plotë:

Tragjikomik, grotesk, turpërues e anakronik akti i dhënies së titullit “Qytetar nderi” për tiranozaurin e komunizmit Haxhi Lleshin nga bashkia e Peshkopisë! Haxhi Lleshi, ish-vegël e komunistëve serbo-jugosllavë gjatë luftës së ashtuquajtur NÇL dhe Kryetar i Kuvendit Popullor gjatë regjimit enverist, duhej të ishte kandidati i parë për “Qytetar turpi!”. Po si duket, epoka e Rilindjes po na e restauron tërësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha! Bravo! Kështu shkohet drejt BE dhe vlerave të saj! O turp, ku e ke skuqjen!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit