Përveç 51 viktimave, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la pas mijëra ndërtesa të shkatërruara.
Lëkundjet e fuqishme shkaktuan dëmtime të mëdha edhe në zonën e Vorës, ku 15 pallate janë shpallur të pabanueshme, duke lënë pa një strehë në kokë më shumë se 90 familje.
Shumica e banorëve vijojnë të qëndrojnë në çadër, ndërsa pjesa tjetër jetojnë tek të afërmit, ose kanë marrë shtëpi me qira.
Ata shprehen se deri më tani janë lënë harresë nga autoritetet. Një tjetër problem është ai i bonusit të qirasë, i cili mesa duket deri më tani nuk po aplikohet për banorët e prekur nga tërmeti.
Banorët e kësaj zone shprehen:
Më tej ata tregojnë se nuk kanë mundësi as të lahen dhe për më tepër nuk kanë as ngrohje, ndërsa theksojnë se çdo gjë e sigurojnë vetë.
Për "Ora News", ata thonë:
Ata bëjnë apel ndaj shtetit që të merren masa për strehimin e tyre, pasi në të kundërt do të zhvillojnë protesta, që do të arrijnë deri në bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës.