‘Të sulmosh liderët e Kosovës në krah të Vuçiçit, kalon çdo cak të patriotizmit, etikës dhe moralit’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.12.2019, 18:59

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me takimet që po zhvillohen nga Rama-Vuçiç-Zaev në kuadër të 'Minishengenit Ballkanik'.

Ai është ndaluar te deklaratat e Ramës kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shehu tha në studion e A2, se të sulmosh liderët e Kosovës në krah të Vuçiçit, kalon çdo cak jo vetëm të patriotizmit, por edhe të etikës dhe moralit ndaj kolegëve.

Ai tha se:

Të sulmosh liderët e Kosovës në krah të Vuçiçit, kalon çdo cak jo vetëm të patriotizmit, por edhe të etikës dhe moralit ndaj kolegëve. Ai ishte shpërthim i detyruar si pasojë e dështimit të plotë të këtij minishengeni, që ishte në kundërshtim me interesat tona dhe denigrues për Kosovën.

Sipas tij, “Minishengeni Ballkanik është ndesh me interesat e shqiptarëve dhe përputhet me ëndrrën serbe të krijimit të Jugosllavisë së re, që do të dominohet nga Serbia”.

Shehu theksoi se:

Kosova lihet në hije, duke humbur tërësisht konceptin e shtetit të saj. Ka një platformë konfidenciale, që ata zotërinj nuk kanë guxim që ta publikojnë, që është e rrezikshme dhe është ndesh me interesat tona. Kjo platformë qarkullon nën tavolinë në zyra të ndryshme të rajonit dhe Evropës. Nuk ka përfitim ekonomik për Shqipërinë, por vetëm për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne kemi pasur rritje ekonomike falë investimeve të huaja, por ka 6 vite që kjo rritje u ndërpre pasi u krijua narkoshteti, jo sepse nuk ishim në minishengen. Serbia do të zgjerojë tregun e saj, ndërkohë që ne që jemi vendi më i afërt me Perëndimin, nuk përfitojmë asgjë. Që të rregullojmë zhvillimin tonë ekonomik, duhet të rregullojmë politikat fiskale dhe të luftojmë korrupsionin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit