‘Minishengeni Ballkanik’, Fatos Lubonja e thotë copë: Përfitimi i Ramës është protagonizmi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.12.2019, 18:32

Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka reaguar në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik' dhe takimet Rama-Vuçiç-Zaev, ku bën me dije edhe qëndrimin e tij në kuadër të këtij projekti.

Për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lubonja tha në lidhje direkte me 'Skype' se me projektin e ‘Mini-Shengenit’ u shfaq dukshëm arroganca e kryeministrit Rama, si dhe i referohet përjashtimit të Kosovës.

Më tutje, ai shtron pyetjen: Në një Mini-Shengen a është e vërtetë që fitojnë të gjithë?

"Por me lëvizjen e lirë të mallrave, mos ndoshta ne si shqiptarë humbasim dhe fiton më shumë Serbia?! Kjo kërkon debat midis atyre që quhen parti politike. Që kryeministri ynë ka harruar që fjala parti do të thotë pjesë. Duhet të kishte dhe në Shqipëri qasje të ndryshme, ekonomistë, specialistë, që duhet të bënin këtë debat nga të gjitha aspektet. Ky debat mungon dhe në një farë mënyrë vë në dukje arrogancën e një kryeministri. Këtu dalim dhe tek raporti me Kosovën" , tha ai.

Teksa pyetet se çfarë do të përfitonte Rama nga kjo marrëveshje, analisti përgjigjet se e vetmja gjë është protagonizmi .

Lubonja tha:

Mjafton të kujtojmë ato PPP-të. Paraqitja e një imazhi si gjoja ‘Shengeni-Ballkanik’, është një imazh që nga një pjesë mund të konsiderohet si pozitive, një gjë që i jep pikë këtij politikani, apo atij serb. Këtu kemi të bëjmë me një propagandë pasi s’mendoj se është analizë serioze e përfitimeve të vërteta. Ai e ka hedhur këtë ide për protagonizmin e tij, për natyrën e tij që i intereson vetëm një gjë; Edi Rama dhe jo Shqipëria e Kosova. Atij i duket sikur injeksohet me interesin e Shqipërisë. Nuk është e thjeshtë. Secili nga ata ka kontekstin e vet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit