Vrasja e 22-vjeçares shqiptare me plumb në kokë/ Arrestohet babai me vëllain e viktimës, dyshohen si autorë të ngjarjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2019, 18:15

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë në mbrëmjen e 1 tetorit të këtij viti, ku 22-vjeçarja Blerta Osmani u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj me një plumb në kokë.

Mirëpo drama e familjes Osmani nga fshati Besi, i komunës së Prishtinës, duket se nuk paska fund, pasi humbja e vajzës nuk është e vetmja tragjedi për ta.

Nëna e të resë rrëfen se2019-ta është periudha më e kobshme e jetës së saj, mallkimin e të cilit do ta marr me vete në varr.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia arrestoi gruas 60-vjeçare iu arrestua burri dhe djali, të cilët dyshohen si autorë të ngjarjes, gjë e cila e bën më dramatike këtë tragjedi.

Sipas Prokurorisë, babë e bir po dyshohet se kanë kryer disa vepra penale si: vdekje e dyshuar, shtytje në vetëvrasje, manipulim me prova, armëmbajtje pa leje, e lajmërim apo kallëzim i rremë.

“Vajzën na e vrau ish i dashuri i saj, 24-vjeçari nga Podujeva”

Në familje japin tjetër version nga ai i prokurorisë. Nëna e së ndjerës shpjegon se vajza e saj gjatë stinës së verës kishte nisur një lidhje dashurie me një djalë po ashtu nga rajoni i Podujevës (identitetin e së cilit ajo e ka bërë të ditur). Për këtë lidhje nëna e 22-vjeçares thotë se kishte qenë në dijeni vetëm ajo dhe vajza tjetër e saj.

“Burrat e familjes, nuk kanë ditur gjë për këtë lidhje”, thotë ajo, duke treguar se pas disa muajve i dashuri i vajzës së saj 24-vjeçari, kishte filluar që të shfaqte shenja xhelozie ndaj vajzës së saj.

Nëna e 22-vjeçarës së vdekur, akuzon pikërisht të dashurin e vajzës se ia e ka vrarë atë. Ajo nuk beson se vajza e saj ka kryer vetëvrasje.

“S’e ka shty askush drejt vetëvrasje vajzën time. E as kurrë në jetë nuk besojë që ka bërë. Atë e ka mbytë një djalë me të cilin kishte disa muaj që kishte dal. E ka marrë ai disa kohë më përpara, kanë shkuar në hotel. Tani kjo s’ka dashtë, edhe ai ka ardhur edhe ma ka vra çikën”, rrëfen nëna e së ndjerës.

Ajo shpjegon se vajza i kishte treguar asaj për lidhjen që e kishte pasur me 24-vjeçarin nga Podujeva.

“Çika e ka dashtë shumë djalin. Po ai ka qenë xheloz. I kemi th 137në lëre, po s’na ka dëgjuar. Ai ka ardhur këtu në oborr tek ne edhe e ka kap. Edhe duhet me u nxjerr para drejtësisë”, thotë nëna e Blerta Osmanit.

Prokuroria: 24 vjecarin që po e përmend familja e kemi intervistuar si të dyshuar

Por, tjetër version nga ana e familjes tashmë të ndjerës po japin nga ana e institucioneve të hetuesisë kosovare. Nga prokuroria e shtetit dyshimet e para i kanë se e ndjera, Blera Osmani, 22-vjeçare, ka kryer vetëvrasje. Sipas ligjvënësve vendor, babai dhe vëllai i së ndjerës po dyshohet se e kanë shtyrë 22-vjeçaren që ta kryejë këtë akt.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ka thënë se personin të cilin po e përmend familja si të dyshuar për vrasjen e vajzës e kanë intervistuar nga ana e prokurorisë. Ai, sipas Hamitit, është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për këtë rast e jo të dyshuarit.

“Personin në fjalë e kemi intervistuar rreth këtij rasti. Ai vet është paraqitur në prokurori. Atë e intervistuam në cilësinë e dëshmitarit jo personit të dyshuar për këtë rast”, ka sqaruar Hamiti.

Më tej ai ka thënë se hetimet për këtë rast po i vazhdon prokuroria. Ndërkohë që po i presin edhe disa ekzaminime shtesë të cilat i kanë kërkuar.

Mirëpo, në paraburgim sipas prokurorit Hamiti, vazhdojnë të qëndrojnë babai dhe vëllai i të ndjerës. Ata sipas prokurorisë babai dhe vëllai i të ndjerës kanë kryer disa vepra penale – vdekje e dyshuar, shtytje në vetëvrasje, manipulim me prova, armëmbajtje pa leje, lajmërim apo kallëzim i rremë.

Por, me këto dyshime të prokurorisë nuk po pajtohet familja e të ndjerës. Nga familja Osmani po deklarojnë se babi e vëllai i së ndjerës tashmë të arrestuar, nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me rastin.

Ata thonë se është e vërtetë se familjarët kanë deklaruar se vajzën mund t’ua ketë mbytur një plumb qorr. Kjo për arsyen se ata sipas nënës, nuk e kishin ditur se vajza e tyre kishte qenë në lidhje.

“Burrat s’i kemi pas në shtëpi ditën kur ka ndodhur rasti. Ata nuk e kanë ditë që vajza ka qenë në lidhje me të. Kanë dhënë deklaratë duke mënduar se ka qenë plumbi qorr ai i cili ia ka marrë jetën vajzës”, kanë deklaruar për Express nga familja e s=të ndjerës.

Ata deklarojnë se për dyshimet e tyre se vajzën ua ka vrarë personi me të cilin ajo kishte qenë në lidhje, i kanë shpjeguar edhe policisë së Kosovës. Mirëpo, sipas tyre këta të fundit nuk kishin ndërmarrë asgjë për ta zbardhur këtë rast.

“Ne i kemi tregu policisë për dyshimet që i kemi. Nuk na kanë dëgjuar”, shpjegohen nga familja

Kujtojmë se me 1 tetor të këtij viti, pas orës 19:00, në oborrin e shtëpisë së saj, ishte gjetur e shtrirë në tokë 22-vjeçarja Blerta Osmani, shkruan "Gazeta Express". Në pjesën e kokës ka pasur një plumb, vrima e të cilit nuk ka qenë dalëse. Ajo kishte ndërruar jetë atë natë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

E vajza e dytë e familjes Osmani nga Besia e Prishtinës, sipas familjes nuk kishte pasur probleme me askënd. Përshkruhet si vajzë e qetë, dhe si një financiere e ardhme, pasi kishte qenë duke studiuar në një kolegj privat në Prishtinë për financa.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit